I dënuari për grabitje në Itali arrestohet në Durrës

R.T. 25 vjeçar, i kërkuar nga autoritete italiane, është arrestuar nga Policia e Shtetit.

I njëjti siç bën të ditur Policia, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Firences/Itali, më datë 29.09.2017, e kishte dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë”.

“Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë ”. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: R.T., 25 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e Policia shqiptare.

Në njoftimin e Policisë poashtu bëhet e ditur se materialet hetimore të konfiskuara nga i arrestuari i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.