Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com
I dehuri pas aksidentit sulmon policët
05.8.2018 - 11:21
Policia njofton se ka arrestuar një të dyshuar, i cili pas shkaktimit të aksidentit të trafikut dhe nën ndikimin e alkoolit nuk ka zbatuar urdhërat e personave zyrtarë në detyrë e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht.
Rasti ka ndodhur te udhëkryqi i Gradishit, në Xërxë të Rahovecit, dje rreth orës 17:25.
Policia njofton se si pasojë e sulmit, dy persona zyrtarë (policë), kanë marrë tretman mjekësor.
Gjithashtu edhe personit të dyshuar i është dhënë tretman mjekësor.
Me vendimin e Prokurorit, i dyshuari dërgohet 48 orë në qendrën e mbajtjes.