Foto: Ilustrim

I dëbuari nga Norvegjia në Kosovë kanos policin norvegjez

Një person është arrestuar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë për kanosje të një zyrtari policor norvegjez.

Sipas njoftimit të policisë i dyshuari pas dëbimit nga Norvegjia në Kosovë, ka kanosur zyrtarin policor norvegjez, i cili ishte në përcjellje të tij.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti nga ana e policisë është cilësuar si kanosje.