I burgosuri hedh drogë nga dritarja

Një i burgosur në burgun e Smrekonicës është vërejtur duke hedhur substancë të dyshuar narkotike nga dritarja.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 14, në Burgun e Smrekonicës, gardianët e burgut kanë vërejtur se një i dyshuar i cili ishte duke vuajtur dënimin në këtë qendër nga dritarja ka hedhur substancë të dyshuar narkotike me peshë 74 gramë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar.