Kryetari i Istogut Haki Rugova | Foto: Atdhe Mulla
I armatosuri ia mësyu kryetarit të Istogut Haki Rugova
04.10.2018 - 10:55
Në komunën e Istogut është arrestuar një i dyshuar i cili në gjendje të dehur fillimisht kishte shtënë me armë zjarri para një restoranti e më pas kishte shkuar tek Kuvendi Komunal në Istog, me qëllim që të hyjë në zyrën e kryetarit Haki Rugova, por është ndaluar nga personat përgjegjës.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma-revole e llojit “Si Sauer”, me një karikator, 9 fishekë kalibrit 9 mm, si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:25.