Rigjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt - foto KALLXO - 25.03.2019

I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt mbrohet në heshtje

Naser Pajazitaj, i cili po akuzohet për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, vendosi që të mos deklarohet në Gjykatë dhe të mbrohet në heshtje.

Ai akuzohet se në mënyrë dinake e kishte vrarë Donjeta Pajazitajn, e cila ishte duke shkuar në punë.

Sipas prokurorisë përderisa Donjeta ishte duke shkuar në punë, i pandehuri Naser Pajazitaj ishte ndalë me veturë dhe e kishte marrë Donjetën me ç`rast e kishte dërguar tek vendi ‘Kroi i lajthisë’, ku më pas me dy plumba në kokë e kishte privuar nga jeta.

Për këto akuza, Gjykata Themelore në Pejë në mungesë të provave e kishte liruar Naser Pajazitajn, mirëpo me ketë vendim nuk ishte pajtuar Gjykata e Apelit, e cila ka vendosur që çështjen ta kthejë edhe një herë në gjykim.

Naser Pajazitaj gjatë vitit 1993, ishte dënuar me 20 vite burgim pasi ishte shpallur fajtorë për një vrasje dhe armëmbajtje pa leje.