Gjykimi i Valon Pukës - Foto: KALLXO.com

I akuzuari për posedim të armës lirohet nga akuza

Në gjykimin për armëmbajtje pa leje, Gjykata e Gjakovës i dha një epilog këtij rasti.

Valon Puka, i akuzuar për armëmbajtje pa leje është liruar nga akuza e Prokurorisë.

Gjyqtari Mentor Bajraktari aktgjykimin lirues, e kishte arsyetuar se veprimi i Pukës nuk përbën elemente të veprës penale.

Sipas aktakuzës, Puka në vitin 2016 pa autorizim kishte poseduar armën, për të cilën armë Gazmend Plava kishte leje.

Puka para Gjykatës kishte thënë se e pranon akuzën për të cilën i vihet në barrë, duke shprehur pendimin e tij.

Ai po ashtu akuzohej nga Prokuroria se pas një tikete të trafikut kishte filmuar makinën e Policisë së Gjakovës, duke e dërguar të njëjtën tek mediat.

Përkundër faktit se Prokuroria fillimisht e kishte cilësuar vepër penale fotografimin e makinës së policisë dhe raportimin e saj në media, prokurori i cili e përfaqësonte rastin Armend Zenelaj në seancën fillestare kishte hequr dorë nga kjo pikë e aktakuzës.

 

https://kallxo.com/aktakuze-e-papare-gjakovari-akuzohet-se-filmoi-makinen-e-policise/

Në lidhje me këtë rast edhe pse i akuzuari Valon Puka e kishte pranuar fajin, gjyqtari i rastit Mentor Bajraktari kishte vendosur ta rihap këtë gjykim, me arsyetimin se duhet të vërtetohet saktë periudhën kohore të posedimit të armës.

 

https://kallxo.com/pasi-pranoi-se-kishte-poseduar-arme-gjyqtari-rihap-gjykimin/

Pas kësaj, Puka në seancën e parë të mbajtur pas hapjes së rigjykimit, duke mos e pranuar fajin kishte thënë që armën e kishte mbajtur vetëm 2-3 minuta dhe se nuk e ka ditur se ishte vepër penale.

Tutje, përfaqësuesi I aktakuzës prokurori Ismet Tofaj, i kishte propozuar gjykatës që të dëgjohej Gazmend Plava- personi I cili kishte leje të armës.

 

https://kallxo.com/i-akuzuari-valon-puka-nuk-e-kam-ditur-qe-fotografimi-me-arme-eshte-veper-penale/

 

.