I akuzuari për përvetësimin e mbi 273.000 deklarohet i pafajshëm para Gjykatës

 

Srboljub Dimitrijeviq i akuzuar për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës nuk e ka pranuar fajësinë para gjykatës.

Me rastin e mbajtjes së seancës fillestare në Gjykatën e Mitrovicës ai u deklarua se nuk ndihet fajtor lidhur me veprën penale me të cilën ngarkohet nga Prokuroia e Mitrovicës.

Pas kësaj gjyktësi i rastit Beqir Halili ka njoftuar palët se në afat prej 30 ditëve mund të paraqesin kundërshtimet e tyre lidhur me aktakuzën.

Shqyrtimit i dytë nuk do të mbahet, kundërshtimet do të shqyrtohen nga gykatësi jashtë seancës gjyqësore, pas marrjes së mendimit edhe nga ana e prokurorit.

Prokuroria e Mitrovicës akuzon Srboljub Dimitrijeviq se nga janari 2005 deri në dhjetor 2015 në cilësinë e shefit të kontabilitetit në firmat “Auto moto drushtvo“ dhe “Auto moto Remont“ në Mitrovicë e cila është regjistruar së pari në UNMIK-u, e pastaj është regjistruar edhe te Agjencioni i Kosovës për regjistrimin e bizneseve si “Auto moto drushtvo“ Mitrovicë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore ka përvetësuar të hollat që janë besuar në bazë të detyrës.

Sipas akuzës i njejti duke mos regjistruar të hollat në evidencat e kontabilitetit, kthimin e akontacioneve (paradhënie të punëtorëve), duke tërhjekur para kesh nga banka dhe të njëjtat nuk janë regjistruar fare në evidencën e kontabilitetit, duke mos dorëzuar pazarin ditor në llogarinë bankare të kompanisë, e duke mos i regjistruar në evidencat e kontabilitetit parat e kthyera nga personat që kishin huazuar para nga kompania, ka përvetësuar të holla në shumë prej 273.107.39 euro.

Më këtë akuzohet se ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë.