Gjykata Themelore në Pejë. Foto: Kallxo.com

I akuzuari për dhunim pasi shpallet aktgjykimi, dyshohet për grushtim të avokatit

Teksa ishte duke dëgjuar shpalljen e aktgjykimit për veprën penale të dhunimit, i akuzuari me iniciale M.N, dyshohet se sulmoi avokatin e tij.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Pejës, M.N pasi ka dëgjuar lartësinë e dënimit, nga ulësja e tij reagon duke e goditur dy herë me grusht mbrojtësin e tij.

Si pasojë e goditjeve, sipas njoftimit të Gjykatës, mbrojtësit i është shkaktuar lëndim trupor.

Menjëherë pas kësaj, oficerët e Njësitit për Përcjellje të Qendrës së Paraburgimit në Pejë kanë intervenuar, situata është vënë nën kontroll dhe me urdhër të Kryetares së Trupit Gjykues i pandehuri është kthyer në Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Në fund të njoftimit bëhet e ditur se  procedura e mëtutjeshme ndaj tij do të vazhdohet nga organet e rendit.