Rigjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt - 25.03.2019

I akuzuari Naser Pajazitaj, përballet me video-inçizime të ditës kur ishte zhdukur Donjeta

Në gjykimin e sotëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, janë shikuar video-inçizime të ditës kritike.

Në këto video u shfaqën pamjet në të cilat i akuzuari Naser Pajazitaj po lëvizte me veturë në rrugën e “Jusajve”.

Akuza pretendon se pikërisht në afërsi të shtëpisë së “Jusajve” e kishte marrë në veturë viktimën Donjeta Pajazitaj.

Naser Pajazitaj akuzohet se atë ditë pasi e kishte marrë me veturë, e kishte dërguar tek vendi “Kroi i Lajthisë”, ku me pas me dy plumba në kokë e kishte vrarë.

Ai kishte qenë personi i parë i cili kishte lajmëruar familjen Pajazitaj për gjetjen e Donjetës në bjeshkën e Deçanit.

Për këto akuza, Gjykata Themelore në Pejë në mungesë të provave e kishte liruar Naser Pajazitajn, mirëpo me ketë vendim nuk ishte pajtuar Gjykata e Apelit, e cila ka vendosur që çështjen ta kthejë edhe një herë në gjykim.

Naser Pajazitaj gjatë vitit 1993, ishte dënuar me 20 vite burgim pasi ishte shpallur fajtorë për një vrasje të cilën e kishte kryer nga hakmarrja.

https://kallxo.com/i-akuzuari-per-vrasjen-e-donjeta-pajazitajt-mbrohet-ne-heshtje/

.