Bashkim Hyseni, kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj. Foto: Kallxo.com

Hyseni: S`do të Merrni më Çmime nga Sjelljet e Gjyqtarëve të Mi

Hyseni është zotuar se emisioni “Drejtësia në Kosovë” nuk do të mund të marrë më çmim për raportim të ndonjë rasti të korrupsiont për shkak të ndonjë shkeljeje të gjyqtarëve të tij.

“Rasti të cilit po i referoheni është ende në procedim e sipër. Ende nuk kemi pranuar një vendim nga komisioni disiplinor i KGjK-së, kështu që tash për tash nuk mund ta prejudikoj epilogun e tij dhe pas vendimit të komisionit do veprojmë konform kompetencave. Mirëpo, po ju them që gjatë vitit të ardhshëm dhe viteve të tjera sigurisht se ju nuk do të mund të merrni me çmim për regjionin e Ferizajt”, ka deklaruar kryetari i Gjykatës së Ferizajt, Bashkim Hyseni.

Ai ka thënë se këtë do ta arrijë pasi që është i bindur se gjyqtarët e tij kanë integritet dhe se beson në ndershmërinë dhe përkushtimin e tyre ndaj drejtësisë.

Hyseni ka thënë se çdo veprim të patolerueshëm etik dhe të shkeljeve tjera ligjore do ta luftojnë dhe ata që nuk e meritojnë të jenë pjesë e gjykatës nuk do të jenë.

Deklaratën e plotë të kryegjykatësit të Ferizajt mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

Kur flet për çmimin, Bashkim Hyseni aludon në çmimin që iu nda emisionit “Drejtësia në Kosovë“ nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, UNDP dhe Agjencia Kundër Korrupsion, për storjen në të cilën tregohej se si një prokuror dhe një gjykatës i Ferizajt kishin drekuar me një të akuzuar.

http://kallxo.com/drejtesia-ne-kosove-shperblehet-me-cmim-kunder-korrupsionit/

Emisionin e plotë “Dreka e gabuar” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: