Crime

Hynë në pompë të benzinës me maska dhe vjedhin 3 mijë euro

Mbrëmë në Drenas persona të maskuar kanë vjedhur 3 mijë euro në një pomë benzine.

Sipas raportit të policisë, viktima ka raportuar se gjersa ishte duke punuar në një pompë të derivateve, disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë ma forcë në market, me ç‘rast me kondak të armës kanë goditur një punonjës të maketit, pastaj nga arka kanë grabitur rreth 3000€ dhe një sasi të cigareve.

Sipas policisë të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar ndihmë mjekësore. Rasti është duke u hetuar, nga njesitet policore.