Hyn në fuqi Marrëveshja e Ekstradimit në mes Kosovës dhe SHBA-ve
Ministri i Ministrisë së Drejtësisë ka bërë të ditur se ka hyrë në fuqi Marrëveshje për Ekstradim në mes Kosovës dhe SHBA-ve.
“Nga zyrtarë të lartë të shtetit amerikan tashmë kam pranuar letrën e nënshkruar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dhe nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, përmes së cilës konfirmohet hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ekstradimit në mes dy vendeve”, ka shkruar Tahiri në postimin e tij në facebook.
Ai ka shtuar se kjo marrëveshje shënon nja akt historik për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.
“Kjo marrëveshje është garanci e mëtejme se sundimi i ligjit është i pa alternativë dhe lufta kundër krimit do shkojë deri në fund. Pesha historike e kësaj marrëveshjeje, me vulën e Presidentit Trump, do të lë gjurmë në historinë e shtet ndërtimit tonë dhe do ta markojë Republikën e Kosovës në rangun e një vendi, në të cilin prijësit e demokracisë liberale dhe sundimit të ligjit kanë besim të plotë”, ka përfunduar Tahiri.