Hykmete Bajrami, deputete e LDK-se

Hykmete Bajrami: Bashkëatdhetarët po bien pre e krimit të organizuar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami përmes një postimi në facebook ka reaguar për problemet e mërgimtarëve të cilët vinë në Kosovë.

Bajrami ka shkruar se Ministria e Diasporët duhet të merret konkretisht me problemet e mërgimtarëve sic janë sigurimi i veturave në kufi, kartoni i gjerlbërt, lehtësim dhe përparësi që duhet të kenë gjatë nxjerrjes së secilit document nga ana e tyre.

Postimin i plotë deputetës Hykmete Bajrami:

Çdo vit, çdo sezonë, bashkatdhetarët tonë po bien pre e krimit të organizuar, po humbin qindra mijëra euro për aviobileta nga kompani fantome. Po mashtrohet diaspora jonë e cila është meritore për çdo gjë të mirë që ndodhë në këtë vend.

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ne kemi një ministri për diasporën, roli i të cilës duhet të jetë përtej vizitave në kryeqendrat ku ju jetoni dhe recitimit të fjalimeve patriotike të cilat ju kanë ardhë në maje të hundës.

Ministria e Diaspores duhet të merret me problemet e juaja konkrete; duhet të merret me investimet qe i keni të bllokuara, me sigurimin e veturave në kufi dhe kartonin e gjelbërt, me lehtësimin dhe perparsinë që ju duhet ta keni gjatë nxjerrjes së secilit dokument pa pasur nevojë të paguani para shtesë por edhe me kompanitë fantome të cilat qe dy dekada ju shesin bileta me të cilat ju nuk mund të shkoni askund, krim ky i organizuar për të cilin askush nuk është ndëshkuar.

Unë bëj thirrje që Ministria e Diaspores të merret seriozisht me këtë çështje, së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës, me Aviacionin Civil dhe Aeroportin e Prishtinës. Urgjentisht të krijohet një platforme elektronike ku bashkatdhetarët tonë mund të verifikojnë kompanitë prej të cilave blejnë aviobileta ose të gjendet forma qe të evitohet çdo keqperdorim në këtë fushë.

Policia dhe organet e drëjtësisë duhet të punojnë në zbardhjen e këtyre krimeve dhe keqbërësit të vihen para drejtesisë.

Me të vërtetë është e papranushme që gjëra të tilla ju ndodhin motrave dhe vëllezërve tonë të cilët kursimet e tyre vjeçare i sjellin këtu për të financuar jetën tonë.