'Humanity First' dhuron 100 pako ushqimore për familjet me asistencë sociale në Komunën e Prishtinës

Fondacioni ndërkombëtar “Humanity First” ka vazhduar gjatë kësaj jave aksionin me ndihma humanitare për familjet me kushte të rënda ekonomike.

“Humanity First” ka njoftuar se nën moton “Humanizmi së pari, duke i shërbyer njerëzimit”, gjatë këtyre dy ditëve kanë shpërndarë ndihma ushqimore për 100 familje në kushte të rënda ekonomike.

‘Përfitues të këtyre ndihmave ishin familjet me asistencë sociale. Përmes bashkëpunimit të ngushtë të “Humanity First” dhe komunës së Prishtinës, përkatësisht Drejtorisë për Mirëqenie Sociale u mundësua që ndihmat të shpërndahen në disa lokacionet si: Kodra e Trimave, te Qafa, Bregu i Diellit dhe Hajvali’, thuhet në njoftim.

“Humanity First”  ka njoftuar se me datë 19 dhjetor 2018, ndihmat u shpërndanë në lagjen Kodra e Trimave për 60 familje, disa te qendra për punë sociale dhe disa të tjera shtëpi më shtëpi.

Kurse më 20 dhjetor, këto ndihma vazhduan për në lagjet te Qafa, Bregu i Diellit dhe në Hajvali.

‘Një familjet me asistencë sociale që jetonte në kushte të vështira në Hajvali falënderuan përzemërsisht me fjalët: “Zoti ju shpërbleftë juve që iu ka ra ndër mend me na ndihmu edhe neve në këto ditë të ftohta dimri dhe me borë”,thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit pakoja përfshinte këto produkte ushqimore të cilat ishin vendore, me qëllimin që, përmes ndihmës së familjeve me asistencë sociale t’i ndihmohet edhe tregut të bizneseve kosovare.