Foto: ZKM

Humanisti Halil Kastrati nderohet me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Humanisti dhe themeluesi i “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati është nderuar nga ana e Kryeministrit Ramush Haradinaj me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

“Jetimat e Ballkanit” e Halil Kastratit është një shoqatë humanitare për të ndihmuar familjet të cilat janë në nëojë.

“Qeveria e Kosovës është duke punuar në vazhdimësi që qytetarëve të vendit t’iu ofrojë një jetë të dinjitetshme, megjithatë gatishmëria e njerëzve të vullnetit të mirë dhe puna humanitare sikurse e z. Kastrati është gjithmonë e mirëseardhur”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar angazhimin dhe humanitetin e tij për t’iu dal në ndihmë familjeve dhe njerëzve në nevojë.

Kryeministri Haradinaj, gjithashtu shprehu gatishmërinë e Qeverisë së vendit për mbështetjen në projektet e kësaj organizate, me theks të veçantë mbështetjen për ndërtimin e një jetimoreje për fëmijët e braktisur.

Halil Kastrati pas marrjes së dekoratës ka thënë se mirënjohja e dekorata shkojnë për shqiptarët që kanë qenë kontribuues kryesor dhe burim financiar i shoqatës si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.