‘HumanArt Ankand’ bashkon artistët kosovarë për qëllime humanitare

Dhjetëra artistë kosovarë janë duke iu bashkuar iniciativës së artistes Ariana Bekteshi, për organizimin e një ankandi me veprat të artistëve kosovarë për qëllime humanitare.

Të gjitha veprat e grumbulluara deri të premten në mesditë do të ofrohen për shitje në ankandin e titulluar ‘HumanArt Ankand’.

Ankandi do të mbahet në mbrëmjen e së premtes, më 5 tetor 2018, në ora 18:00 në lokalin “Sonder” në Prishtinë.

Organizatorja e këtij aktivitete humanitar Ariana Bekteshi ka thënë për KALLXO.com se mjetet e mbledhura nga shitja e veprave që do të grumbullohen shkojnë për dy familje, anëtarët e të cilave kanë shumë nevojë.

“Deri më tani kjo iniciativë është duke gjetur një mbështetje të gjerë te komuniteti artistik. Besoj se deri të premten do të arrijmë edhe qëllimin”, ka thënë Bekteshi.