Hulumtimi i BIRN-it tregon gjendjen e përfaqësimit gjinor në komuna

Më pak se 20 për qind e drejtorive komunale në Kosovë udhëhiqen nga gratë megjithëse ligji thekson se duhet të respektohet kuota 50 për qind.

Këton janë gjetjet e hulumtimit të nivelit shtetëror nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese lidhur me respektimin e barazisë gjinore në përfaqësim të udhëheqjeve të komunave.

Blerta Iberdemaj, monitoruesja e BIRN-it në komuna për barazi gjinore në një tryezë me këtë temë, paraqiti gjetjet e këtij hulumtimi që pasqyroi se sa kryetarët e komunave janë duke e respektuar Ligjin për Barazi Gjinore.

Iberdemaj tregoi se në serinë e debateve komunale “Debat Përnime” në dy raundet e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit dhe 19 nëntorit  kandidatëve për kryetar komune u është bërë pyetja se sa do të jetë përfaqësimi gjinor në ekipet e tyre udhëheqëse dhe se më pas këto premtime të tashmë kryetarëve të zgjedhur janë krahasuar para dhe pas zgjedhjeve dhe janë matur me Krypometër, produktin e KALLXO.com për kontrollimin e  vërtetësisë e deklaratave publike.

Premtimet e matura me Krypometër, Iberdemaj i prezantoi të paraqitura në formë grafike.

Sipas Iberdemaj nga ky hulumtim lidhur me Drejtoritë në Komunat e Republikës së Kosovës, ka rezultuar se nga 292 drejtori në 27 komuna të cilat i ka përfshirë hulumtimi,vetëm  58 drejtori janë të udhëhequra nga gratë.

Dhe atë vetëm 19.86% nga 292 Drejtori në 27 komuna të Kosovës udhëhiqen nga gratë.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: