Hulumtimi i BIRN për Veselinoviqin Fiton Çmimin e BE-së në Serbi

Gazetari i BIRN-it në Serbi Aleksandar Djordjevic fitoi çmimin e parë nga BE-ja për gazetari hulumtuese në Serbi, kurse edhe çmimi i tretë shkoi për gazetarët në BIRN Ivan Angelovski, Jelena Cosic, Petrit Çollaku dhe Kreshnik Gashi.

Raporti i Aleksandar Djordjevic-it me titull “Dalja në pah e korrupsionit dhe buxhetit” u shpall të martën shkrimi më i mirë hulumtuese në vitin 2015 nga BE-ja.

Djordjevic zbuloi se kompania publike Electric Power Industry në Serbi fitoi një tender publik për largimin e ujit nga përmbytjet në miniera më të rëndësishme në Serbi në një konsorciumi të papërvojë, duke rritur koston e të gjithë operacionit.

Pas hulumtimit, në janar të vitit 2015, BIRN u kritikua publikisht nga kryeministri serb Aleksandar Vucic dhe mediat që mbështesin administratën e tij.

Çmimi i tretë shkoi për Ivan Angelovski, Jelena Cosic, Petrit Çollaku dhe Kreshnik Gashi për një hulumtim që zbuloi se si një kontratë shumëmilionë dollarësh për ndërtimin e rrugëve i ishte dorëzuar në heshtje në një konsorciumi me pak përvojë për ndërtimin e autostradës që lidhej me biznesmenin serb Zvonko Veselinoviqit.

Kryetarja e jurisë, një anëtar i Këshillit Anti-Korrupsion, Miroslava Milenovic, theksoi rëndësinë e gazetarisë hulumtuese për publikun e gjerë.

“Nëse nuk do të kishte gazetari hulumtuese, shumë ngjarje të rëndësishme në shoqëri, shumë raste të korrupsionit dhe neglizhencës social për të mirën publike, arroganca e elitës politike dhe ekonomike do të qëndronin të fshehura ndaj publikut,” tha Milenovic.

Çmimin për gazetarin hulumtues të ri më të mirë e fituan gazetarët Snezana Djuric dhe Novak Grujic nga faqja e lajmeve Whistle për serinë e tyre “Radari Komunal”, ndërsa gazetari i i RTV-së Vojvodina Darko Sper mori çmimin e dytë për artikullin e tij në lidhje me gjykimin e një organizata të ndaluar neo-naziste të quajtur Formacioni Kombëtar.