Zbardhen rrethanat e vrasjes në Gjakovë konflikti nisi 15 vite më parë

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetua reportazhi dhe aksioni i prokurorisë dhe policisë në lidhje me ngjarjes e së martës mbrëma ku në fshatin Marmullë të Komunës së Gjakovës u vra Tunë Bezhi e u plagos Anton Nikollaj.

Kryeprokurori Ali Selimaj të mërkurën, kërkoi nga Gjykata Themelore në Gjakovë të caktoj masën e paraburgimit prej 30 ditëve që më pas të zgjeroj pistat e hetimit që kishte të bënte me vrasjen e cila ndodhi në Gjakovë.

Hetuesit i tregojnë kryeprokurorit, se cilat veprime kishin ndërmarrë.

“Në vazhdim të rastit në marrjen e informatës kemi shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, kemi kontrolluar shtëpinë kemi konfiskuar dy armë të gjata ku njëra, dyshohet të jetë arma e përdorur në ngjarje. I dyshuari është intervistuar në stacionin policor më pas është ndaluar. Veprimet e tjera, janë, kemi intervistuar disa dëshmitarë të gjithë janë intervistuar kemi informacion edhe për dëshmitarë të tjerë. Viktima i cili ka qenë është shoqëruar në spital, janë kryer të gjitha ekzaminimet janë thirrë Mjekësia Ligjore dhe është dërguar në autopsi”, janë provat që hetuesit ia prezantuan kryeprokurorit Selimaj.

“Motivi, në bazë të deklaratës së dëshmitarit babait të të dyshuarit, dyshohet se ka qenë problemi pronësor, ku edhe më herët sipas të dhënave nga policia, i dyshuari dhe viktima kanë pasur një konflikt mes vete 15 vite më parë, por më pas ishin pajtuar, por konflikti i fundit ishte për pronë. Vëllai i babait të të dyshuarit, kishte shitur një pronë viktimës dhe nga ajo ka lindur konflikti që ka ardhur deri te vrasja”, tregojnë hetuesit para kryeprokurorit