Hoxhaj: Vizita e Vuçiq e rrezikshme

Zëvëndëskryeministri, Enver Hoxhaj me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka përsëritur se vizita e presidentit serb në Kosovë, Aleksandër Vuçiq është e rrezikshme.

“E përsëris: Vuçiq në Gazivodë është njëjtë sikur Millosheviq në Gazimestan në vitin 1989! Pamjet nga atje janë pamje të turpit dhe shovinizmit. Kjo është një dëshmi se Shërbimi i Jashtëm i BE-së po promovon politika anti-europiane në Ballkan. Unë kam qenë kundër vizitës së tij në Gazivodë dhe edhe më tej e kundërshtoj fuqishëm”, ka shkruar Hoxhaj.

Përveç, reagimit të Hoxhajt edhe ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e ka kritikuar vizitën e Vuçiq në Kosovë.

Sipas Krasniqit, vizita e Vuçiqit është më e rrezikshme se treni nacionalist i cili ishte nisur nga Beogradi disa vite më parë, për në Kosovë, tren i cili më pas ishte ndaluar në Rashkë pasi që kishte pasur kundërshtime nga ana e palës kosovare.

Deklarata e Enver Hoxhajt në Twitter