Hoxhaj pas dorëheqjes së Haradinajt: Ky është një zhillim serioz për vend

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar duke thënë së me keqardhje e ka marrë lajmin e dorëheqjes së papritur të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Hoxhaj ka shkruar se ky vendim është një zhvillim serioz për vendin duke thënë së pastërtinë e luftës së UÇK-së nuk mund ta cenojë asnjë Gjykatë.

Ai ka thënë së pasi që të kthehet kreu i PDK-së, Kadri Veseli nga ShBA do të diskutojnë për hapat e më tutjeshme.

“Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe asnjë gjykatë nuk mund ta cenojë pastërtinë e saj. Ky është një zhvillim serioz për vendin. Pas kthimit nesër nga SHBA-të të Kryetarit Kadri Veseli, si PDK do t’i diskutojmë hapat e ardhshëm, të cilat do t’i ndërmarrim në pajtim me interesat madhore dhe të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në rrjetin social ‘Facebook’.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit pasi ka marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Haradinaj dha dorëheqje në mbledhjen e Qeverisë duke thënë se në Gjykatën Speciale nuk mund të shkojë si përfaqësues qeverisë së Kosovës.

Historiku i Gjykatës Speciale:

Gjykata Speciale ishte miratuar më 3 gusht të vitit 2015 në Kuvendin e Kosovës, pas kërkesave të shumta nga ndërkombëtarët.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e asaj legjislature i kishin votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Në atë kohë, kryeministër kishte qenë Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministër Hashim Thaçi.

Ky i fundit kishte qenë shumë i zëshëm në mbështetjen e krijimit të kësaj Gjykate.

Gjykata Speciale për Kosovën në përbërjen e saj do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ajo ka filluar punën muajve të fundit, kur ka ftuar disa ish figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje kishte qenë partia e vetme e cila unanimisht kishte votuar kundër krijimit të kësaj Gjykate, ndërsa nga partitë e tjera ka pasur disa figura të pakta që kanë votuar kundër.

https://kallxo.com/haradinaj-per-ftesen-e-speciales-do-tu-pergjigjem-shpifesve/

https://kallxo.com/opsionet-kushtetuese-te-hashim-thacit-pas-renies-se-qeverise/