Hoxhaj: Konsensusin e brendshëm politik, ta bartim nga ky Kuvend në Bruksel

Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër i Kosovës, ka rekomanduar që konsensusin e brendshëm politik ta bartin nga Kuvendi në Bruksel.

“Po më pëlqen debati por edhe prania fizike. Në fillim të shtatorit kemi provuar me hy në seancë, here ne me 50 deputetë, herë opozita me 50 deputetë. Ne si koalicion kemi ardhur në seancën e thirrur nga ju, e që në shtator s’kemi mundur të dakordohemi”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se janë gati që të uleni dhe ta bëjmë një platformë të përbashkët edhe për temat edhe për afatin e dialogut.

“Konsensusin e brendshëm politik, duhet ta bartim nga ky Kuvend në Bruksel”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, do ta kemi një marrëveshje që e njeh Serbia-Kosovën.

“Nuk kemi me ratifikuar vetëm ne, por edhe kolegët e juaj në parlamentin e Serbisë”, tha ai.

Sipas tij dialogu ju ka mundësuar që me ia kushtëzu anëtarësimin Serbisë në BE përmes Kosovës/Prishtinës.