Enver Hoxhaj I Foto: Kallxo.com

Hoxhaj: Dërgimi i Ligjit për Dialogun në Kushtetuese, humbje kohe për tituj lokalë

Anëtari i Delegacioni Shtetëror të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka cilësuar si hap opozitar dërgimin e Ligjit për Dialogun në Gjykatën Kushtetuese nga dy partitë opozitare, LDK dhe LV.

Nënkryetari i PDK-së dhe Zëvendës Kryeministri i Kosovës, në një prononcim për KALLXO.com, tha se veprimi i opozitës po bëhet për tituj lokalë.

“Mendoj duhet me qenë pjesë në një qëllim strategjik sikurse është njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në OKB, që janë edhe qëllimet e dialogut, dhe jo të humbet kohe në hapa opozitarë taktikë dhe te bëjmë tituj lokalë”, tha Hoxhaj.

Sot gjatë ditës deputetët e opozitës, Driton Selmanaj dhe Albulena Haxhiu dërguan në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Dialogun.

https://kallxo.com/ldk-dhe-lvv-kerkojne-masen-e-perkohshme-per-ligjin-e-dialogut-nga-gjykata-kushtetuese/

www.kallxo.com