Foto: Dhurata Hoxha/Facebook

Hoxha: Kosova është me fat që ka përkrahjen e miqve në rrugëtimin evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhuarata Hoxha, ka takuar zëvendësministrin për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë, Matti Maasikas, me të cilin kanë biseduar për rrugën evropiane të Kosovës, si dhe mbështetjen e Estonisë në këtë rrugë.

“Ishte takim  shumë inkurajues dhe miqësor, me ç’rast mora përkrahjen e plotë të Estonisë për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Interpol”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Ajo ka thënë se Kosova është me fat që ka miq që e përkrahin në rrugën drejt integrimit.

“Tani më shumë se asnjëherë, na duhet përkrahja e çdo vendi për liberalizimin e vizave”,  ka thënë Hoxha.