Hoxha i Vrellës gjen një foshnje të braktisur mbi veturën e tij

Imami i xhamisë së Vrellës së Istogut, Arben Dreshaj, ka njoftuar se sot pasi ka falur namazin e sabahut në xhaminë e fshatit, kur ka dalë jashtë ka gjetur një paketë, në të cilën dikush kishte lënë një foshnje të porsalindur.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, hoxha tregon se menjëherë e ka thirrur Policinë, e cila ka ardhur pas afërsisht 20 minutash bashkë me një autoambulancë dhe e kanë marrë foshnjën.

Ky është postimi i plotë i imamit Arben Dreshaj:

“Sot, pasi që e fala namazin e Sabahut në Xhaminë e fshatit Vrellë,kur dola jashtë Xhamie pas faljes se namazit,e gjeta një paketë mbi kerrin(veturen)tim. Ora ishte rreth 5 e 15 min. Kur shikova në paketë ishte një foshnje e posalindur e mbështjellur me batanije(qebe). Pastaj menjeher i kam thirrë policinë dhe pak më shumë se 20 minuta vonesë,ka ardhë një veturë e policisë,bashkë me autoambulancën dhe e kanë marrë foshnjën. Allahu na ruajt nga dënimi i dhimbshëm që mund të na kaploj edhe neve si shoqëri per shkak të gjynaheve që po perhapen në shoqërinë tonë. E lusim Allahun që ky rast të na vetëdijeson që ti kthehemi rrugës së Zotit dhe të na e përmirësojë gjendjen tonë”.