Hoxha: Gra, Mos Hiqni Dorë nga Prona!

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha në konferencën për të drejtat pronësore të grave u bëri thirrje atyre të marrin trashëgiminë që u takon

“Mos hiq dorë nga e drejta jote, ju keni të drejtë ju them të gjitha grave për të drejtat e tyre pronësore,” tha Hoxha.

Ajo deklaroi më tutje se kushtetuta ua garanton grave të drejtëne  trashëgimisë.

”Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës gruas i takon e drejta në trashëgimi dhe sipas statistikave të fundit edhe pse jo ligjërisht, gratë janë të diskriminuara,” tha Hoxha.

Ministrja e drejtësisë bëri thirrje që institucionet t’i kushtojnë vëmendje heqjes dorë të grave nga trashëgimia.

“Heqja dorë e gruas nga prona nuk duhet të shndërrohet në shkëputje të gruas nga e drejta në pronë. Institucionet tona do të kenë vëmendje të veçantë ndaj kësaj dukurie. Gratë duhet ta minimalizojnë dukurinë e heqjes dorë nga trashëgimia,” tha ministrja Hoxha.

Konferenca për të drejtat pronësore të grave është organizuar nga USAID-i.

Sipas kësaj organizate amerikane 73 për qind e njerëzve në Kosovë nuk kanë njohuri për të drejtat e tyre pronësore.

USAID-i ka ardhur në përfundim se vetëm 3.8 për qind e grave në Kosovë trashëgojnë pronë nga prindërit.

Në qershor të këtij viti, “Drejtësia në Kosovë” hulumtoi heqjen dorë të grave nga trashëgimia prindërore në emër të traditës.

http://kallxo.com/trashegimia-te-vajzat-nuk-shkakton-probleme-familjare/

Në  maj të këtij viti Shukrije Berisha fitoi me gjyq të drejtën për të trashëguar pasurinë e burrit, pas përballjen në gjyq me kunetërit.

http://kallxo.com/gjykata-verteton-pronesine-e-shukrije-berishes/

Pronën po e kërkojnë në gjykatë edhe e mbijetuara e masakrës ndaj familjes Berisha Shyhrete Berisha në Suharekë dhe Zyrafete Huskaj.

http://kallxo.com/te-vleresohet-shtepia-ku-jetoi-shyhrete-berisha/

http://kallxo.com/ish-bashkeshortja-kerkon-hisen-e-saj/