Hoti për dëbimin e ‘gylenistëve’: Ky rast mund ta dëmtojë rrugëtimin tonë drejtë BE-së

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas evidentimit të 31 shkeljeve ligjore të cilat i ka bërë komisioni hetimor parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

“Në depërtimin e gjashtë shtetasve turq, 31 gjetjet e Komisionit Hetimor dëshmojë se institucionet e Kosovës nuk i kanë respektuar të drejtat e njeriut, duke shkelur procedurat ligjore dhe parimet evropiane për çështje të tilla”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas Hotit edhe reagimet e ambasadave të shteteve mike për këtë çështje duhet të merren seriozisht, sepse është indikatorë për dëmtimin e rendit demokratikë.

“Ne kemi ndërmarrë veprime konkrete institucionale rreth këtyre shkeljeve, me gjithë pengesat në Kuvend për të quar këtë çështje deri në fund. Reagimet e ambasadave të vendeve mike dëshmojnë për seriozitetin e shkeljeve dhe dëmeve që i janë bërë rendit demokratik me këtë rast”, ka theksuar Hoti.

Sipas tij ky rast mund ta dëmtojë rrugëtimin e Kosovës drejtë Bashkimit Evropian.

Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të 31 shkeljeve të cilat Komisioni Hetimor Parlamentar për ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turk i ka gjetur gjatë punës së tij.

 

https://kallxo.com/haradinaj-reagon-pas-evidentimit-31-shkeljeve-ne-debimin-e-gylenisteve/

 

Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar për 31 shkeljet ligjore të cilat, sipas Komisionit hetimor parlamentar, i ka bërë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) gjatë dëbimit të gjashtë shtetasve turq në mars të vitit të kaluar.

 

https://kallxo.com/ambasada-amerikane-ngre-dyshime-mbi-aki-ne-pas-raportimit-per-gylenistet/?fbclid=IwAR02oxzirQCtTBQBviq__SKc2yr1ZOsC-aSYrL8hpfz_XgWvs-jDlkEC25g

.