Adullah Hoti

Hoti: Në Kuvend po kalojnë vetëm pikat e pozitës, deputetët enden në korridore

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një konference për media ka thënë së Kuvendi ka kohë që është ‘paralizuar’ dhe që sipas tij, në seanca po kalojnë vetëm pikat që dëshiron pozita.

Hoti kështu u shpreh pas dështimit të seancës së sotme plenare për vazhdimin e 58 pikave të rendit të ditës.

“Sot ishte edhe një seancë e dështuar e Kuvendit të Kosovës në mesin e shumë seancave që kanë dështu. Në rend sot kemi pasur 61 pika nga 8 seanca gjatë gjithë vitit 2019. Në fakt 11 seanca të sesionit vjeshtor 2018 dhe gati të gjitha seancat e këtij viti nuk janë përmbyllur më votim në mënyre të rregullt. Kuvendi i Kosovës ka një kohë që është paralizuar plotësisht, kalojnë vetëm ato pika që i mbështet pozita. Është e qartë se ky Kuvend nuk ka shumicë parlamentare”, tha ai.

Ai akuzoi kryeparlamentarin Veseli se po dakordohet me PSD-në për votim të pikave dhe që sipas tij, ai nuk ndërmerr asnjë përgjegjësi për dështimet e seancave.

“Kalojnë vetëm pika e pozitat, dhe vetëm ato që Veseli arrin t’i dakordojë me PSD-në. Asnjë seancë nuk ka fillu më kohë, deputetet enden nëpër korridore pa asnjë informatë që në fakt është nëpërkëmbje me dinjitetin të deputetit të institucionit më të lartë. Kryetari që e quan shef të PANIT, nuk ndërmerr asnjë përgjegjësi për kaosin të cilin e ka futur Kuvendin tash e sa kohë”, u shpreh Hoti.

Gjithashtu, ai u shpreh i bindur se partia e tij do të vazhdojë kështu “të bërit opozitë” deri në rrëzimin e koalicionit PAN.

KALLXO.com ka raportuar sot se Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i kryejë punimet në mungesë të deputetëve.

https://kallxo.com/deshton-seanca-ne-mungese-te-deputeteve/