Adullah Hoti

Hoti: Ministria e Inovacionit ka subvencionuar një frizere

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar së Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka subvencionuar një sallon ondulimi, gjë e cila sipas tij dëshmohet në raportin e Auditorit për vitin 2018.

“Pse taksat e qytetarëve duhet të jepën subvencion për frizere? A përben ky lloj biznesi interes publik që duhet të subvencionohet? A përben ky lloj biznesi inovacion, për te cilën çështje është themeluar kjo Ministri?”, ka shkruar Hoti në rrjetin social ‘Facebook’.

Hoti është shprehur se pas gjithë kësaj, sallonet të cilat kryejnë të njëjtën veprimtari të protestojnë dhe të kërkojnë trajtim të njëjtë.

“Komisioni për Mbikëqyrje te Financave Publike do te shqyrtoje me kujdes kete raport. Ligjit askush nuk do t’i ike, drejtësi do te ketë sado e vonuar”, ka thënë mes tjerash Avdullah Hoti.