Hoti i Gatshëm për Debat me Haradinajn e Kurtin

Hoti tha se është i gatshëm për t’u përballur me kandidatin Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Gjatë një debati me gazetarë në Radiotelevizionin “Dukagjini”, Hoti vlerësoi se një përballje është e nevojshme për t’i krahasuar ofertat politike.

“Sigurisht, kam qenë gjithmonë i hapur sepse njerëzit që duan të marrin përgjegjësi me udhëheq qeverinë e vendit duhet të përballen me njëri tjetrin, t’u tregohet qytetarëve se cila është oferta më e mirë politike në tregun politik”, tha Hoti.

Një debat i paralajmëruar në televizionin “Klan Kosova’ për shkak të një vendimi nga Komisioni i Pavarur për Media që cilësonte të  jashtëligjshëm në kuadër të fushatës zgjedhore.

Deri më tani, kandidatët për kryemimnistër të Kosovës nuk janë përballur asnjëherë në debate televizive.