Hotelet Gati Bosh

Pjesë e kësaj anketa ishin 104 hotele që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë, shumica e tyre në rajonin e Prishtinës, por edhe në atë të Ferizajt, Pejës, etj.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015 numri i vizitorëve arriti në 30,685, prej tyre 41.65 për qind ishin vizitorë nga vendi dhe 58.35 për qind vizitorë të jashtëm.

Ndërsa numri i bujtjeve (netqëndrimeve) për këtë periudhë ishte 45,309.  37.56 për qind e këtyre bujtjeve u bënë nga vendorët dhe 62.44 për qind nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 21,310 vizitorë dhe 32,676 netqëndrime.

Rajoni i Prishtinës vazhdon të ketë numrin më të madh të vizitorëve të huaj, pasuar nga Peja. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, pastaj SHBA-ja dhe Gjermania.