Protesta në Iran - Foto: Rtv21

Hoqën Mbulesën, Arrestohen 29 Iraniane

Policia iraniane arrestoi sot 29 gra që hoqën mbulesën myslimane në protestën e tyre, njoftuan mediat iraniane.

Gratë e arrestuara u përfshinë në fushatën kundër hixhabit, të njohur si “mjetet e bardha”, pasi ato protestave të tyre e hoqën mbulesën, raportoi AP.

Kjo formë e protestës është duke u vazhduar për ditë të tera, pasi gratë janë duke kundërshtuar mbajtjen e obliguar të mbulesës, por të gjitha ato që po veprojnë në këtë mënyrë, janë duke u arrestuar.

Kjo protestë po zhvillohet, pas protestave qytetare që u mbajtën në shumë qytete të Iranit, ku është protestuar kundër qeverisë së vendit dhe është kërkuar hapësirë më e madhe demokratike dhe zhvillim ekonomik. /21Media