Përgattijet për pritjen e zëvendëspresidentit amerikan | Foto: KALLXO.com

Holli i Kuvendit Dekorohet për Biden-in

Flamuj amerikanë janë duke u vendosur në këtë holl në vizitën e fundit që Biden do t’i bëjë Kosovës si zëvendëspresident.

Biden pritet të vijë nesër në mbrëmje në Kosovë, ndërsa sipas agjendës do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Isa Mustafa.

Holli është duke u dekoruar ngase në ndërtesën e Kuvendit është e vendosur edhe Presidenca. Edhe në billbordë në Prishtinë janë vendosur porosi mirëseardhëse për zëvendëspresidentin amerikan.

Përveç takimeve me zyrtarë të lartë institucionalë, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Biden pritet të marrë pjesë në emërimin e autostradës Ferizaj-Gjilan me emrin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden.

Para dy ditësh Kryeministri Mustafa shkroi për intensifikim të përgatitjeve për vizitën e BIdenit, duke e quajtur zëvendëspresidentin amerikan mik të madh të Kosovës.

http://kallxo.com/mustafa-gati-per-mikun-biden/