Ilustrim, Foto: REL/AFP

Holanda ndalon mbulesën e fytyrës në ndërtesat publike

Parlamenti holandez ka miratuar një ligj për të ndaluar “mbulesën e fytyrës”, duke përfshirë rrobat islamike në ndërtesat publike.

Dhoma e Lartë e parlamentit ka dhënë miratimin final në votimin e 26 qershorit pasi Dhoma e Ulët e parlamentit kishte votuar pro ligjit në vitin 2016.

Ligji i ri ndalon të gjitha mbulesat që mbulojnë gjysmën apo tërësisht fytyrën në ambiente publike.

Ligji është hartuar në atë mënyrë që të bëjë më të sigurta shkollat, zyrat qeveritare, spitalet dhe stafin e transportit publik, mirëpo kritikët kanë thënë se i njëjti ka pasur për qëllim të ndalojë burkën dhe nikabin e disa grave myslimane.

Ndalimi nuk zbatohet në rrugët publike, ndonëse zyrtarët policorë kanë të drejtë të kërkojnë nga individi që të zbulojë fytyrën për t’u identifikuar.

Masa kundër mbulesës kanë marrë edhe Belgjika, Franca, Danimarka dhe Spanja.

Austria, Belgjika, Franca dhe shtete tjera europiane kanë vendosur po ashtu disa kufizime në vitet e fundit për mbulimin e fytyrës në ambientet publike./REL