Holanda Drejton BE-në

Kryesimi i BE-së ndryshon çdo gjashtë muaj me rotacion të vendeve që përbëjnë atë. Holanda këtë kryesim e merr për herë të dymbëdhjetë.

Prioritet e Holandës do të jenë një agjendë strategjike e BE-së në kohën e ndryshimeve dhe krijimi i vendeve të punës.

Ministri i Jashtëm i Holandës Bert Koenders sipas AFP-së tha se Holanda po e merr kryesimin e BE-së në një kohë kur ka mungesë besimi në institucionet e saj.

Ai gjithashtu tregoi se është i brengosur edhepër sigurinë.

“Natyrisht që jemi të brengosur për sigurinë sepse situata, rreziku në Bashkimin Evropian është substancial,” tha Koenders.

Holanda do të kryesojë mbledhjet e mekanizmave të BE-së pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris gjatë të cilave vdiqën 130 persona.

Kryesimin e BE-së pas Holandës nga 1 korriku do ta marrë Sllovakia.