Historianët e Deçanit paralajmërojnë protesta kundër vendimit të Kushtetueses për pronat e Manastirit

Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri” dega në Deçan, përmes një komunikate për media ka reaguar sërish ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me pronat e Ndërmarrjeve Publike të kësaj komune të cilat parashihet t’i kalojnë në pronësi Manastirit Ortodoks të Deçanit.

Përmes kësaj komunikate Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan edhe një herë kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, që urgjentisht të ndërhynë në kontestin pronësor rreth pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, prona të cilat po dëshiron të i marrë dhunshëm Manastiri i Deçanit.

“Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, urgjentisht të i shpallë pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” asete kombëtare, sepse kjo është zgjidhja më e mirë dhe me e pranueshme. LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton mbarë opinionin e gjerë së shumë shpejtë do të shpallë vendimin për bllokimin disa orësh të rrugës që të dërgon tek Manastiri i Deçanit, si shenjë revolte dhe demonstrimit kundër personelit të Manastirit të Deçanit”, thuhet në komunikatë e histrorianëve të Deçanit

Po sipas kësaj komunikate, LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, rithekson së çdo pa-dëgjueshmëri qytetare me rastin e bllokimit të rrugës, ne nuk do të bartim përgjegjësinë, dhe përgjegjësia do të bie mbi drejtuesit e Manastirit të Deçanit.