QKUK - Foto: Atdhe Mulla
Hiqet lista e pritjes për stentime në QKUK
Pas punës intensive 24-orëshe, 7 ditë në javë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invanzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
“Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent”, ka njoftuar zyra për media e QKUK-së.
QKUK njofton se Shërbimi i Kardiologjisë Invazive nga janari i vitit 2018, ka shënuar rezultate të theksuara, duke realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 procedura me stentim.
Në javën e kaluar janë realizuar dy intervenime kardiokirurgjike, për shkak të diseksionit akut (qarje a murit të aortës). Dy pacientët, tani janë transferuar nga Njësia Intenzive, në repart dhe janë stabil.