Flamuri i Kosovës - Foto: Rtv21

Himni i Kosovës intonohet me tekst në Bosnje (VIDEO)

Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Xhudos për Juniorë që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve për fitueset në kategorinë 63 kilogramë, është intonuar edhe himni i Kosovës.

Ndryshe nga herët e tjera, himni është intonuar me tekst.

Më poshtë gjeni videon e ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe intonimin e himnit të Kosovës me tekst, të publikuar nga trajneri i xhudos, Driton Kuka.

Edhe një e artë në Sarajevë!Laura Fazliu 63 kg sjell medaljen e dytë të artëIJF World Cirkuits JuniorsEJU European Cup U21 Sarajevë!

Publiée par Driton Toni Kuka sur Dimanche 7 juillet 2019

Himni i Kosovës, propozimi me titullin “Europa” i cili u miratua në një seancë të veçantë të Kuvendit me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime, është kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi më 11 qershor të vitit 2008.

Përveç melodisë Himni i Kosovës, kishte edhe tekst por një gjë e tillë nuk u lejua.

Teksti i Himnit:

O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë

Çerdhe e dashurisë

N’ty shqipet fluturojnë

Dhe yjet ndriçojnë

Vendi i të parëve tonë

Ti qofsh bekue për jetë e mot

O nënë e jonë

Ne të dalim zot

O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë

Çerdhe e dashurisë.