Hilmi Mehmeti, Shefi i Ri i Inspektoratit të Policisë

Hilmi Mehmeti është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës.

Sipas një konkursi të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme, sipas Ligjit të Inspektoratit Policor, Hilmi Mehmeti ka dalë të jetë kandidati  më i mirë për këtë pozitë.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të MPB-së.

Kryeshefi i ri i Inspektoratit Policor ka gradën e majorit në Polici.

Kandidatët që kanë konkurruar për këtë post dhe që mund të jenë të pakënaqur me procedurën mund të ankohen me një afat prej 30 ditësh.

Nëse nuk do të ketë ankesa, atëherë Hilmi Mehmeti konsiderohet automatikisht shefi i ri i IPK-së.