Heronjtë e Rios Kthehen të Dielën

Fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi së bashku me trajnerin e saj Driton Kuka, xhudisten tjetër Nora Gjakova dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka, do të vijnë në Kosovë të dielën.

Aeroplani i tyre pritet të mbërrijë në Aeroportin “Adem Jashari” në ora 17:40, thuhet në komunikatën e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Majlinda Kelmendi është sportisti i parë kosovar që fiton medalje të artë në Lojërat Olimpike.

Në Lojërat Olimpike Verore që po mbahen në Rio de Janeiro, Kosova ishte e përfaqësuar me 8 sportistë.

http://kallxo.com/ar-linda/

Lojërat Olimpike Verore të Rios kanë nisur më 5 gusht dhe do të përfundojnë më 21 gusht.