Ilustrimi: Kallxo.com

Hedhet shorti për auditimin e financave të partive politike

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të mbajë mbledhje.

Një nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e sote të këtij Komisioni është edhe tërheqja e shortit për auditimin e raporteve financiare dhe atyre të deklarimit financiar të Subjekteve Politike për vitin 2017.

Po ashtu Komisioni sot ka në rend dite edhe shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Zyrë së Kryeministrit për vitin 2017.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 15.02.2019;
  3. Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të ZKM-së për vitin 2017;
  4. Diskutimi lidhur me ndarjen e mjeteve financiare nga programi (232) shpenzimet e paparashikuara;
  5. Tërheqja e shortit për auditimin e raporteve financiare dhe atyre të deklarimit financiar të Subjekteve Politike për vitin 2017;
  6. Të ndryshme.