Haziri kundër kërkesës së presidentit: Vendi duhet të shkoj në zgjedhje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë që kërkesa e presidentit ndaj partnerëve të PAN-it për nominimin e një kryeministri të ri, është shfrytëzim i së drejtës së tij kushtetuese.

“Ne e kemi pa si shfrytëzim të së drejtës Kushtetuese që e ka presidenti i Republikës, ajo ka të bëjë me partnerët e koalicionit”, tha Haziri.

Tutje Haziri tha që tani për tani janë të fokusuar vetëm në procesin e zgjedhjeve të brendshme, por theksoi se vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

“LDK-ja këtë fazë sillet me kulturë institucionale por duke qenë në vigjilje e të kuvendit LDK-ja është pjesë e atij zhvillime, qëndrimi ynë është që vendi kërkon zgjedhje”, tha Haziri.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë letër të presidentit Thaçi drejtuar Veselit thuhet se si koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.