Lutfi Haziri, LDK, Gjilan. Foto: Kallxo.com

Haziri: Arrestimet si i Gjuriqit na Kushtojnë në Arenën Ndërkombëtare

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke aluduar në arrestimin e Marko Gjuriqit të hënën nga Policia e Kosovës ka thënë se nuk kemi nevojë për arrestime të tilla sepse, sipas tij, na kushton në arenën ndërkombëtare dhe nuk na bëjnë nder.

Kryetari i Gjilanit ka përmendur edhe arrestimin e tij në vitet e ’90, duke thënë se Policia e Serbisë ia ka futur thesin e zi në kokë për 72 orë, madje edhe në prezencë të vajzës së tij.

“Çdo i burgosur politik që e ka përjetuar këtë mënyre të arrestimit, nuk e pëlqen”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në “Facebook”.