Haxhiu: Qeveria duhet t’i thërrasë mendjes

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për raporin e progresit, tha se një qeveri normale duhet t’i marrë kritikat në raport dhe t’i thërrasë mendjes.

“Menjëherë pas publikimit  të raportit për vendin, qeveria u ngut të thotë që ky është raporti më pozitiv që ka pasur ndonjëherë Kosova. Secila qeveri normale raportin dhe kritikat në këtë raport do t’i merrte seriozisht”, tha ajo.

Haxhiu tha se një qeveri e përgjegjshme do të duhej t’i thirrte mendjes për problemet që po kalon Kosova dhe se ky raport është pasqyra se në Kosovë nuk funksionon asgjë.

Ajo tha se nëse ekzekutivi nuk e merr ketë raport seriozisht, vendi do të vazhdojë me problemet e njëjta. Ndërsa shtoi se pajtohet me vërejtjet e deputetëve që teksti i raportit nuk është përkthyer.