Haxhiu: Aktakuzës T’i Shtohen Thaçi e Veseli dhe Dy Vepra Penale

Albulena Haxhiu konstatoi se në aktakuzën për Rastin “Pronto” duhet të akuzohen edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Aktakuza duhet të ngriten edhe për Thaçin e Veselin, si protagonistë të aferës Pronto”, shkroi Haxhiu në facebook.

Sipas Haxhiut, kësaj aktakuze duhet t’i shtohen edhe dy vepra penale.

“Shkeljet e aferës Pronto mund të zbërthehen lehtësisht në Kodin Penal. Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit dhe ushtrimi i ndikimit janë edhe dy vepra tjera penale të cilat prokuroria i ka shpërfillur”, vijoi postimi i Haxhiut.

Dje Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 11 personave për shkelje të statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës.

Të akuzuar mes tjerësh janë ish-deputeti Adem Grabovci, ministri aktual Besim Beqaj dhe deputeti aktual Zenun Pajaziti.

http://kallxo.com/aktakuze-per-rastin-pronto/

“Për bindjen time, Prokuroria Speciale, qëllimshëm është munduar ta relativizojë kapjen e shtetit përmes klasifikimit vetëm në veprën penale të diskriminimit në punësim dhe ka dështuar ta evidetojë kapjen e shtetit!”, shkroi më tutje Haxhiu.