Haxhi Gashi, Dekan i Ri i Juridikut

Haxhi Gashi është dekani i ri i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në garë, Gashi nuk kishte kundërkandidat, pasi që anëtarët e Këshillit të Fakultetit  përveç tij nuk e kanë propozuar askënd tjetër.

Në sallë kanë qenë prezentë 29 anëtarë. 3 anëtarë të të tjerë kanë munguar.

Në kutinë e votimit kanë qenë 28 fletëvotime. Njëri prej anëtarëve që ishte prezent kishte paralajmëruar se nuk dëshironte të votojë.

Sipas rezultateve që u lexuan, Haxhi Gashi ka marrë 21 vota, pra shumicën absolute. Tri vota ishin kundër dhe katër.

Pas zgjedhjes së tij, Gashi ka thënë për KALLXO.com se të gjitha procedurat ishin transparente dhe konform ligjit dhe se ai është përzgjedhur me një përkrahje të madhe nga Këshilli.

Haxhi Gashi ka premtuar se do të bashkëpunojë me të gjithë për zhvillimin e Fakultetit, për ngritje të cilësisë, bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare që, sipas tij, është jetësore për Fakultetin Juridik në mënyrë që të marrë përvoja..

Konsideroj që Fakulteti do ta zërë vendin që e meriton në Kosovë dhe në rajon.

Gashi ka qenë ushtrues detyre i dekanit 5 muajt e kaluar.