Haxha tregon cilët njerëz i ka punësuar në Telekom

Ish-kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha ka thënë se ka intervenuar për punësime në Telekom vetëm në disa raste të caktuara.

Specifikisht ai tha se këtë e ka bërë për bamirësi për tre ose katër njerëz.

Në kohën kur po raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar për PTK-në dhe Vala, Haxha ka folur për shumë çështje rreth kësaj ndërmarrje.

“Ka qenë hera e parë që janë punësu njerëz që nuk kanë pas bukë me hongër. Unë i kam punësu tre veta. Njeriun që më ka ndihmu me luftu sim to sim-in e kam punësu automatikisht. Një nanë të Gjakovës, që iu është vrarë familja, Ferdonie Qerkezit, e ka sjellë një gru për me u punësu, i kam pyet burimet njerëzore edhe e kam punësu. E kam punësu një një nanë të Drenicës që iu kanë vrarë katër vëllezër”, tha ai.

Ai po ashtu sot ka thënë se nuk e ka të punësuar asnjë familjar në Telekom.

 

https://kallxo.com/shyqyri-haxha-deputetes-me-ke-thane-me-punesu-dike-ne-telekom/