Takimi Haradinaj- Havolli | Foto: ZKM

Havolli Do Ndryshimin e Katër Ligjeve Kundër Korrupsionit

Në një takim me Kryeministrin Ramush Haradinaj, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit Shaip Havolli ka kërkuar plotësim- ndryshimet e katër ligjeve që lidhen me këtë dukuri.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, bëhet fjalë për Ligjin Antikorrupsion, Ligjin për Sekuestrimin e Pasurisë së Fituar Përmes Veprës Penale, lIgjin për Shmangien e Konfliktit të Interesit dhe Ligjin për Deklarimin e Pasurisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, sipas komunikatës, tha se krimi i organizuar dhe korrupsioni do të luftohen vetëm kur prezenca e këtyre dukurive do të vlerësohet në mënyrë reale.

“Sipas kryeministrit Haradinaj suksesi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të arrihet nëse bëhet vlerësim real i prezencës dhe i peshës së korrupsionit në shoqërinë tonë”, thuhet në komunikatë.

Haradinaj sot u takua edhe me drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri dhe auditorin e përgjithshëm Besnik Osmani