Foto: Facebook

Haskuka Takon Përfaqësuesit e Komunave të Beratit e Amasya's, i Ngatërrohen Flamujt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook se kanë zhvilluar një takim tre palësh me udhëheqësit e komunave të Prizrenit, Beratit dhe Amasya’s së Turqisë.

Sipas Haskukës në këtë takim u pajtuan që të bashkëpunojnë në mbrojtjen e monumenteve të trashigimisë kulturore.

“U dakorduam për bashkëpunim në mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore, arsim dhe ekonomi”, shkroi Haskuka në Facebook.

Megjithatë në banerin të vendosur mbrapa tyre ishte një gabim, të cilin e kishte vërejtur edhe vetë Haskuka.

Në fotografinë e qytetit të Prizrenit figuronte flamuri i Shqipërisë, ndërsa në fotografinë e qytetit të Beratit ishte i vendosur flamuri i Kosovës.

“Dizjneri i banerit ish ngatërru pak”, shkroi Haskuka.

Flamujt e shteteve ishin ngatërruar edhe te emrat e përfaqësuesve të tri qyteteve.